KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fushata presidenciale e Hilari Klinton, sulmohet nga hakerat
Klinton me pneumoni, duhet të pushojë

Fushata presidenciale e Hilari Klinton, sulmohet nga hakerat

Mediat amerikane bënë të ditur se fushata presidenciale e Hilari Klinton është sulmuar nga hakerat, pas një aksioni kibernetik të ndërmarrë para disa kohësh ndaj të dhënave të Komitetit Kombëtar Demokrat dhe Komitetit të fushatës demokrate, dy institucione kyçe këto të Partisë Demokratike. Stafi i fushatës së Klinton bëri dje të ditur se hakerat kanë hyrë në programin e të dhënave analitike. Megjithate, nuk ka gjurmë që provojnë se është ndërhyrë në sistemin e brendshëm, ndërsa FBI-ja po heton ngjarjen. Pak para konventës kombëtare demokrate, ëikiliks publikoi emaile të hakëruara të Komitetit Kombëtar Demokrat që tregonin se zyrtarë të partisë kishin punuar për të minuar fushatën e kandidatit Berni Sandërs. Rrjedhja e këtyre emaileve çoi në dorëheqjen e kryetares së këtij komiteti, dhe nxiti protesta gjatë konventës që u mbajt në Filadelfia. Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet kibernetike janë ndërmarrë nga agjentë që punojnë për qeverinë ruse. Mendohet se Rusia po përpiqet të influencojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Qeveria ruse ka mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen në këtë ngjarje, ndërsa denoncoi retorikën helmuese anti-ruse që vjen nga Uashingtoni, siç u shprehën zyrtarë të saj.