KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fushata zgjedhore amerikane filloi zyrtarisht
Fushata zgjedhore amerikane filloi zyrtarisht

Fushata zgjedhore amerikane filloi zyrtarisht

Pas shumë muaj takimesh zgjedhore, fjalimesh e debatesh televizive, fushata zgjedhore amerikane dje filloi zyrtarisht kur banorët e shtetit të Ajouas do të shfaqin parapëlqimin e tyre për kandidatin presidencial në këtë shtet. Para votës vendimtare brenda partive, të parës në zgjedhjet kombëtare të vitit 2016, sondazhet në Ajoua nxjerrin në pah një garë të ngushtë për nominimet e dy partive, republikanëve dhe demokratëve. Në palën republikane, miliarderi Donald Tram ka një epërsi të lehtë kundrejt senatorit nga Teksasi Ted Kruz. Për demokratët, gara duket shumë e ngushtë ndërmjet ish sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton dhe senatorit të Vermontit, Berni Sanders, një socialdemokrat i vetëshpallur. Kandidatët e të dyja partive përshkuan gjatë këtyre javëve gjithë qendrat e banuara në Ajoua duke shtuar sulmet ndaj rivalëve gjatë kësaj gare të parë për të përfituar nominimin e partive përkatëse.