KRYEFAQJA » LAJME » Fushatë ndërgjegjësuese në kuadër të ditës botërore të refugjatëve
Fushatë ndërgjegjësuese në kuadër të ditës botërore te refugjatëve

Fushatë ndërgjegjësuese në kuadër të ditës botërore të refugjatëve

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me zyrën e UNHCR nisën një fushatë ndërgjegjësuese në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve. Fushata synon të ndihmojë në integrimin e refugjatëve dhe t’u gjendet pranë në nevojat e tyre. zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se kjo ditë merr një kontekst tjetër në këtë vit dramatik, sa i përket situatës së refugjatëve.

Përfaqësuesja e UNHCR në Shqipëri Maria Helene vlerësoi angazhimin e vendit tonë në ngritjen e kapaciteteve për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie personash, duke i pajisur për herë edhe me karta identiteti e dokumente tranziti.

Sipas statistikave fëmijët përbënin 51 për qind të refugjatëve të botës.