KRYEFAQJA » LAJME » Fushë-Krujë: Eksploziv në një panel diellor
Fushë-Krujë: Eksploziv në një panel diellor

Fushë-Krujë: Eksploziv në një panel diellor

Një 35 vjeçar nga Fushë-Kruja u arrestua në flagrancë, pasi kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale. Policia e Krujës njofton se Arben Tali u arrestua pasi në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale në një panel diellor në Krastë të Fushë-Krujës. Po ky burim pohon se Tali e ka kryer këtë veprim në shenjë presioni për shpërblim nga ana e pronarit të panelit diellor. Nga ky shpërthim janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Arben Tali, është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe sërish do gjykohet për veprat penale”Moskallëzim i krimit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .