KRYEFAQJA » LAJME » Fushë Krujë, evakuohet shkolla, dyshohet për lëndë helmuese

Fushë Krujë, evakuohet shkolla, dyshohet për lëndë helmuese

Një shkollë në Fushë Krujë është evakuar paraditen e së hënës pasi dyshohet se në ambientet e saj është hedhur lëndë helmuese, bëjnë të ditur burime të policisë. Sipas tyre brenda shkollës është konstastuar një aromë e rëndë e ngjashme me rrjedhje gazi. Vendimi për evakuimin e nxënësve, rreth 1200, është marrë nga nga drejtoria e shkollës 9 vjeçare “Adem Gjeli” pasi disa nga nxënësit kanë patur vështirësi në frymëmarrje. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtorisë Arsimore si dhe të policisë pritet të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes.