KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, dorëhiqet trajneri i Tiranës, Ilir Daja
ilir daja, doreheqje, dorehiqet, kf tirana, aresyet, kupat e europes

Futboll, dorëhiqet trajneri i Tiranës, Ilir Daja

Ilir Daja nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-trajneri i bardhebluve, nëpërmjet një deklarate të botuar në faqen zyrtare të klubit Tirana. Shkaku kryesor i largimit të tij, ka qenë mosarritja e objektivit, pra Tirana në kupat e Evropës. “Kështu kishim vendosur me presidentin Halili që ne marrjen e drejtimit, me fillimin e fazës së dytë të kampionatit, nëse nuk arrij Evropën do të largohem nga skuadra-shkruhet në deklaratë. Investimi sportiv i bërë në fillim të sezonit me afrimin e futbollistëve cilësore, si dhe investimi i bërë në infrastrukturë, më krijoi besimin se objektivi ishte i realizueshëm. Rezultatet që skuadra mori në këtë periudhë, ishin pozitive dhe motivuese për të arritur në fund aty ku të gjithë dëshironim. Dëmtimet e shumta në mesin e sezonit, pas muajit janar, dëmtime të cilat erdhën për shkak të fatit të keq, kushtëzuan ecurinë e skuadrës deri në përfundim të sezonit. Kam premtuar publikisht që do të jap dorëheqjen nëse Tirana nuk arrin të sigurojë Europën dhe sot po e jap aëe”. Ilir Daja ka falenderuar në fund presidentin, skuadrën, stafin me të cilin ka punuar dhe padiskutim tifozët për të gjithë suportin që i ka dhënë.