KRYEFAQJA » LAJME » Futboll: Kukësi fiton Kupën “Pavarësia”

Futboll: Kukësi fiton Kupën “Pavarësia”

Kupa “Pavarësia” në futboll për vitin 2016 është fituar nga skuadra e Kukësit. Edicioni i tetë i këtij aktiviteti i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndryshe nga herët e tjera kur është luajtur në Vlorë dhe vitin e kaluar në Durrës. “Prishtina”, “Shkëndija” e Tetovës, “Otranto” e Ulqinit dhe “Kukësi”, janë skuadrat që janë përballlur me njëra-tjetrën për të fituar këtë trofe. Ndeshja e parë ka qenë ajo midis Otranto i Ulqinit dhe Prishtinës. Falë golit të realizuar me 11-metërsh nga Bejgolli, Prishtina kalon në finale. Në gjysmëfinalen tjetër, Kukësi ka mundur 3-1, Shkëndinë e Tetovës. Fillimisht kalojnë në avantazh miqtë, por skuadra jonë arrin të shënojë tre gola duke siguruar kualifikimin. Në finale Kukësi ka fituar 2-0 ndaj Prishtinës, falë golave të realizuar nga Moreira dhe Lushtaku. Çdo sfidë ka patur një kohëzgjatje prej 45 minutash. Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të të gjithë aktivitetit, Kupën Pavarësia e ka dorëzuar tek ekipi kampion, sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku.