KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Laçi dhe Kukësi – finaliste për trofeun e Kupës së Shipërisë
kukesi vlora lajm futboll

Futboll, Laçi dhe Kukësi – finaliste për trofeun e Kupës së Shipërisë

Do të jenë, për të dytin sezon radhazi, Kukësi dhe Laçi, dy ekipet që do të diskutojnë midis tyre trofeun e Kupës së Shqipërisë. Kjo është vendosur të mërkurën pasdite, pas përfundimit të ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend. Pasi e kishte fituar ndeshjen e para dy javëve në Vlorë me rezultatin 2-0, Kukësi ka vijuar ta përsërisë edhe në fushën e vet një fitore me të tilla shifrat, duke dëshmuar se e meritonte plotësisht vendin në finale kundrejt vlonjatëve. Ndeshja e kthimit, e luajtur në Stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, i ka mbyllur me rrjeta të paprekura 45 minutat e para. Por dy gola të shënuar në pjesën e dytë, fillimisht me anë të shqiptarit të Maqedonisë, Emini, nga pika e bardhë në minutën e 70-të dhe të brazilianit Flores, 8 minuta para fundit, firmosën triumfin e verilindorëve, të shkojnë kështu për të tretin sezon radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku deri më tani kanë dështuar. Finalisti tjetër i këtij sezoni është fituesja në fuqi e këtij trofeu, Laçi, e cila është mundur 1-2 nga Skënderbeu, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të mërkurën në Korçë, por i është falur golit të realizuar në fushë të huaj, pasi e kishte fituar 1-0 ndeshjen e parë.