KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Titulli kampion vendoset te merkuren
tirana flamurtari, trofeu superliges, finale partizani, kategoria superiore

Futboll, Titulli kampion vendoset te merkuren

Java e fundit e kampionatit të futbollit në kategorinë superiore, mbart emocionet e titullit kampion. Në dy fusha futbolli, stadiumin Flamurtari në Vlorë dhe atë Qemal Stafa në Tiranë, përfundimi i 90 minutave do të shpallë fituesin e trofeut më të rëndësishëm kombëtar në këtë sport. Në Vlorë, Flamurtari që lufton për mbijetesë në superiore, pret Skënderbeun pretendent për titullin e 6-të kampion radhazi. Në Tiranë, Partizani i vendit të dytë, pretendent për trofeun, pret Teutën që kërkon fitoren për të qenë në Kupat e evropës sezonin e ardhshëm. Drejtori i partizanit, Dritan Dervishi, kërkon që të luhet me ndershmëri në të dy fushat, si nga Flamurtari dhe nga skuadra e vet, pastaj titullin ta fitojë kush e meriton.

Ndeshjet e javës së 36-të të kategorisë superiore, do të luhen të mërkurën dhe do të nisin të gjitha në një orar, 17.30.