KRYEFAQJA » LAJME » Bota » G-7: Dalja e Britanisë nga BE, komplikon ekonominë botërore

G-7: Dalja e Britanisë nga BE, komplikon ekonominë botërore

Ministrat e Financave të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë paralajmëruar se dalja e mundshme e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të komplikonte ekonominë botërore. Mbretëria e Bashkuar mban në qershor referendumin për anëtarësinë e saj në BE. “Pasiguritë në opinionin botëror janë rritur, ndërsa konfliktet gjeopolitike, terrorizmi, dyndja e refugjatëve dhe dalja e mundshme e Britanisë nga BE-ja do të komplikojnë po ashtu mjedisin global ekonomik”, ka thënë G7-ta pas bisedimeve dyditëshe që ka zhvilluar në Sendai të Japonisë. “G7-ta angazhohet për të punuar së bashku për të forcuar luftën globale kundër terrorizmit”, ka shtuar grupi. Tek G7-ta përfshihen Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Britania.