KRYEFAQJA » LAJME » Bota » G20: BE e përgatitur për pasojat e BREXIT
G20 Global Economy

G20: BE e përgatitur për pasojat e BREXIT

Bashkimi Evropian është i përgatitur që “në mënyrë proaktive të trajtojë pasojat potenciale ekonomike dhe financiare” të daljes së Britanisë nga BE, kanë thënë përmes një deklarate ministrat e financave të 20 vendeve më të industrializuara. Ministrat e financave dhe udhëheqësit e bankave kombëtare të 20 ekonomive më të fuqishme të botës e kanë publikuar deklaratën sot pas bisedimeve dy ditore në qytetin kinez, Chengdu. Deklarata shton se “ne shpresojmë të shohim Britaninë si partner të afërt të BE-së” në të ardhmen. Ministri francez i financave, Michel Sapin, iu ka thënë gazetarëve se ministrat e G20-ës kanë rënë dakord që bisedimet për BREXIT të nisin sa më shpejtë që është e mundshme me qëllim të zvogëlimit të paqartësive. Megjithatë, ministri britanik i financave, Philip Hammond, ka thënë se “paqëndrueshmëria” në tregun financiar është e mundshme që të ndodhë gjatë dy vjetëve sa pritet të zgjasin negociatat për daljen e Britanisë ngë BE-ja.