KRYEFAQJA » LAJME » Bota » G7 në Nju Jork për refugjatët
G7 në Nju Jork për refugjatët

G7 në Nju Jork për refugjatët

Një nismë gjermane mblodhi së bashku në Nju Jork ministrat e jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara te botës dhe shefat e disa organizatave humanitare, në një mini-samit per refugjatët. Në takim, G7-a dhe këto organizma ranë dakord te ndajne 1,8 miliard dollarë të cilat do të përdoren nga programi botëror i ushqimit dhe UNHCR-ja në mbështetje të emgrantëve dhe refugjatëve në zonat e krizave dhe në vendet e nxehta pritëse të valës së refugjatëve si; Turaia, Libani apo Jordania. Me këtë ndihmë, vendet e grupit te 7 vendeve më të industrializuara synojnë qe, vec përmirësimit të kushteve të pritjes për refugjatët, të ulin edhe valën e tyre. Organizatat ndërkombëtare e cilësuan thelbësore ndihmën e dhënë dhe falenderuan Gjermaninë për nismën dhe rolin e saj udhëheqës në këtë krizë.