KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gabriel: Gjermania dhe Turqia ti rikthehen një marrëdhënie normale
turqi, gjermani, marrdheniet, nderkombetare, be, permiresimi i marredhenieve, bota, evrope

Gabriel: Gjermania dhe Turqia ti rikthehen një marrëdhënie normale

Berlini dhe Ankaraja duhet të rindërtojnë hap pas hapi miqësinë e tyre, deklaroi të sot shefi gjerman i diplomacisë, duke theksuar se akuzat nga pala turke për nazizëm kundër gjermanëve janë një linjë e kuqe. “Nuk ka alternativë nga dialogu, është vetëm kështu që, hap pas hapi, ne do të kemi mundësinë që të rikthehemi në një marrëdhënie normale dhe miqësi të zakonshme mes gjermanëve dhe turqve”, tha Sigmar Gabriel në përfundim të një takimi në Berlin me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu. Në takimin me ministrin e Jashtëm turk, ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel përdori fjalë të qarta. Ai kërkoi mospërsëritjen e krahasimeve me nazizmin. “Ka kufij, të cilët nuk duhet të shkelen”, tha ai. Ndërsa ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu u shpreh se ndjenjat antiturke duhet të balancohen sa më shpejt të jetë e mundur në Gjermani. Marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan mes dy vendeve pasi presidenti i Turqisë, Erdogan, e akuzoi Gjermaninë për “praktika naziste” pasi disa komunave gjermane i anuluan ngjarjet ku ministrat qeveritarë turq pritej t’iu adresoheshin njerëzve me origjinë turke në Gjermani, në mbështetje të referendumit që do t’i jepte Erdoganit më shumë pushtet.