KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Krimeja përkujton shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë
Gadishulli i Krimesë përkujtoi sot me parada dhe festime 2 vjetorin e shkëputjes nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë

Krimeja përkujton shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë

Administrata proruse e Gadishullit të Krimesë organizoi sot festime me rastin e 2 vjetorit të referendumit që çoi në të ashtuquajturin ribashkim me Rusinë, sipas Moskës, por që perëndimi i quajti aneksim të paligjshëm. Krimeja u bë pjese e Rusisë më 16 mars 2014 pas referendumit ku 97 përqind e votuesve mbështeten shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Ffederatën Ruse. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimore e denoncuan fuqishëm referendumin, por për shkak të gjendjes së tensionuar dhe luftimeve, nuk kishin mundësi të ndikonin për një rezultat ndryshe. Pas kësaj lëvizjeje shumë shtete perëndimore  u bashkuan e vendosen sanksione kundër Rusisë, të cilat do të qëndrojnë në fuqi për sa kohë vazhdon kjo gjendje. Pak ditë me parë, Bashkimi Evropian përsëriti se nuk do ta njohë asnjëherë aneksimin e Krimesë nga Rusia.