KRYEFAQJA » LAJME » Gara çiklistike për 17 Nëntorin, ditën e çlirimit të Tiranës

Gara çiklistike për 17 Nëntorin, ditën e çlirimit të Tiranës

Gara çiklistike ka qenë aktiviteti i parë i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit me rastin e 17 Nëntorit, ditës së çlirimit të Tiranës. Në këtë garë mosën pjesë çiklistë nga 12 ekipe të Shqipërisë, Tirana, Partizani, Apolonia, Flamurtari, Elbasani etj, si dhe 3 çiklistë nga Gjermania, Belgjika dhe Italia. Përpara nisjes së garës presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka dhënë edhe një lajm të mirë për këtë sport, krijimin e ligës profesioniste.

Në Ligën profesioniste të çiklizmit do të marrin pjesë 4 çiklistë.