KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gara për kryeministër në Britaninë e Madhe
Gara për kryeministër në Britaninë e Madhe

Gara për kryeministër në Britaninë e Madhe

Ish-kryetari i Bashkise së Londrës, Boris Johnson, ka shpallur kandidaturën e tij për kryeministër të Britanisë së Madhe. Johnson përfundimisht ka hequr dorë nga kandidimi për lider të partisë, edhe pse deri në momentet e fundit pritej që ai të garonte. Ndërkohë ministri i Drejtësisë i Britanisë së Madhe, Michael Gove, do të kandidojë për lider të ardhshëm të Partisë Konservatore, edhe pse dikur ishte një figurë e rëndësishme gjatë fushatës për dalje nga BE, dhe është pritur që të përkrahte kandidaturën e Boris Johnsonit. Ai ka thënë se po kandidon sepse ka ardhur në përfundimin se Boris Johnson nuk mund të ofrojë lidership, apo të ndërtojë një ekip për detyrat që shtrihen përpara. Nga ana tjetër, është edhe ministrja e Brendshme e Britanisë, Theresa May e cila ka shpallur kandidaturën e saj për të pasuar kryeministrin në largim, David Cameron. ”Dua të ribashkoj Britaninë e Madhe dhe të përmirësoj klimën politike pas frakturës që pësuan konservatorët nga dështimi në referendum”, ka deklaruar May. Një sondazh nga ”The Times” bën të ditur se May ka një avantazh prej 17 pikësh kundrejt Boris Johnson. Nominimet për lider të Partisë Konservatore dhe kryeministër të Britanisë mbyllen sot. Fituesi i kësaj gare do të shpallet më 9 shtator.