KRYEFAQJA » LAJME » Gara shpejtësie në tunelin e Kalimashit
Gara shpejtësie e në tynelin e Kalimashit

Gara shpejtësie në tunelin e Kalimashit

Ndoshta mund të mendoni se bëhet fjalë për gara me makina, por në fakt nuk kemi të bëjmë me një gjë të tillë. Në foto është një i ri nga Kukësi duke “fluturuar” me makinën e tij në tunelin e Kalimashit me shpejtësi 316km/h. Filmimet janë bërë pak ditë më parë, ndërsa herë pas here janë ngritur shqetësime se aventurierë të shpejtësisë rrezikojnë jetën e përdoruesve të përditshëm të këtij tuneli.  Pas denoncimit në media të këtyre rasteve Policia Rrugore mori masa duke vendosur radarët e shpejtësisë, të cilat nga vrojtimi i kryer pak ditë më parë nga televizioni shqiptar janë hequr përsëri.
Tuneli i Kalimashit, rreth 5.5 kilometra i gjatë, është pjesë a Rrugës së Kombit e cila ende nuk mund të konsiderohet zyrtarisht e përfunduar. Mungesa e sinjalistikës dhe devijimi i korsive, është bërë shumë herë shkak i aksidenteve fatale në këtë rrugë.
Dy muaj më parë policia rrugore tha se i ka dërguar një studim Autoritetit të Rrugëve për vendosjen e tabelave plotësuese që drejtuesit e mjeteve të mos përballen me të papritura që rrezikojnë jetë njerëzish. Por sërish kjo rrugë vijon që të ketë të njëjtat probleme dhe befasi aspak të këndëshme.