KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Krijohet Godina e Librit Akademik
akademia e shkencave shqiperi

Krijohet Godina e Librit Akademik

Garazhet në oborrin e Akademisë së Shkencave shndërrohen në Godinën e Librit Akademik. Pas një pune gati katër mujore, kjo godinë në të majtë të ndërtesës qëndrore të akademisë, tashmë është gati të prezantoje denjësisht botimet akademike ndër vite. Sipas akademikut Vaso Tole, deri më tani këto botime kanë qëndruar të mbyllura në magazinat e akademisë, ndërsa me ngritjen e Godinës së Librit, për herë të parë do të kenë vendin e tyre dinjitoz, në dy salla, njëra e ekspozimit dhe tjetra e magazinimit. Ndërkohë që një sallë e tretë do të jetë për lexuesit, që në këtë ekspozitë me fonde të hapura, të mund të shfletojnë e të hulumtojnë mbi to. Aktualisht në magazinën e Akademisë ndodhen rreth 500 tituj librash studimore si dhe një mori periodikësh që datojnë në vitet ’60-’70. Sipas akademikut Tole, godina do të jetë e hapur jo vetëm për studiuesit dhe akademikët, por për të gjithë të interesuarit mbi librin.