KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gati ushqimet për sirianët, pritet leje nga qeveria

Gati ushqimet për sirianët, pritet leje nga qeveria

Programi Botëror për Ushqim i OKB-së, ka thënë se e ka gati planin për dërgimin e ndihmave nga ajri në 19 zona të rrethuara brenda Sirisë. Mirëpo, para se plani të fillojë së funksionuari, duhet miratimi i buxhetit dhe leje e miratuar nga qeveria siriane. Ushqimet do të hidheshin nga aeroplanët, nga lartësi të mëdha në katër rajone, diçka që do të përfshinte 20 mijë banorë. Ndërkaq në 15 zona të tjera që janë urbane apo gjysëm urbane, e vetmja mundësi për hedhjen e ushqimeve do të jetë me helikopter, nga lartësi më të ulëta.