KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, gazi lotsjellës shtyn zgjedhjen e presidentit
Gazi lotsjellës shtyn zgjedhjen e presidentit

Kosovë, gazi lotsjellës shtyn zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, pasi në sallë shpërtheu tymi i gazit lotsjellës. Deri në atë kohë deputetët e opozitës njeri pas tjetrit, sulmuan ashpër kandidatin kryesor për presidenti Hashim Thaçi, duke thënë se ai nuk e meritonte zgjedhjen në këtë post të lartë. Në sallë ishin fillimisht të pranishëm 104 deputetë, nga 120 që ka kuvendi, por numri i tyre më pas u reduktua. Votimi është shtyrë për një moment të dytë, ndërsa jashtë parlamentit përkrahësit e opozitës po protestojnë.