KRYEFAQJA » LAJME » GEGA FLET PAS TRIUMFIT NË EVROPIANIN E ATLETIKËS
GEGA FLET PAS TRIUMFIT NË EVROPIANIN E ATLETIKËS

GEGA FLET PAS TRIUMFIT NË EVROPIANIN E ATLETIKËS

Kishte shpresuar për një medalje dhe shenjat i kishte dhënë që në gjysmëfinale, por Luiza Gega ende nuk e beson as vetë se është nënkampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa.

Ndërsa trajneri i saj, Taulant Stërmasi, shpreson që ky sukses të përkthehet në mbështetje të gjithanshme. Kurse presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, e ka cilësuar këtë triumf një ogur të mirë për Olimpiadën e Rios. Luiza Gega ka arritur të marrë medaljen e argjendtë ndonëse ka garuar për herë të parë në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa.