KRYEFAQJA » LAJME » Gega fiton medaljen e artë në Stamboll
Gega fiton medaljen e artë në Stamboll

Gega fiton medaljen e artë në Stamboll

Atletja shqiptare Luliza Gega ka shënuar një tjetër fitore në karierën e saj. Në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që mbahet në Stamboll, ajo ka fituar Medaljen e Artë në 1500m me kohën 4.06.89 . Ajo ka thyer me këtë rast edhe rekordin kombëtar i cili i përkiste po asaj me 4.07.84 i shënuar në vitin 2014. Me këtë rezultat atletja shqiptare renditet e 5-ta në botë.