KRYEFAQJA » LAJME » Gentiana Sula do të udhëheqi informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit
gentiana sula

Gentiana Sula do të udhëheqi informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kuvendi votoi të enjten në mbrëmje zgjedhjen e Zonjës Gentiana Sula si kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Pas një votimi të fshehtë zonja Sula mori 69 vota pro dhe një abstenim. Deri përpara marrjes së kësaj detyre zonja Sula ka qenë zëvendësministre e mirëqënies dhe përkrahjes sociale. Ajo vjen nga një familje e persekutuar e Tiranës. Njihet si një intelektuale me integritet dhe për një kohë të gjatë ka punuar pranë zyrës së Bankës Botërore në Tiranë.

Parlamenti votoi vetëm me votat e shumicës parlamentare edhe kalendarin e punimeve deri në mesin e muajit Dhjetor. Më herët opozita ishte larguar nga salla e seancave plenare pasi e konsideroi të papranueshëm faktin që ndërsa qytetarët protestonin jashtë parlamentit kundër importit të mbetjeve, qeveria dhe përfaqësuesit e saj nuk dhanë asnjë shpjegim për fatin e ndryshimit të ligjit.