KRYEFAQJA » LAJME » Gjakovë: Inagurohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë
Gjakovë: Inagurohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë

Gjakovë: Inagurohet Konsullata e Nderit e Shqipërisë

Në Gjakovë të Kosovës është inauguruar të martën Konsullata e Nderit e Shqipërisë. Në ceremoninë e rastit mori pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministrja e Shtetit e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, zyrtarë të MPJ-së dhe institucioneve vendore, anëtarë të trupit diplomatik dhe figura të tjera të larta. Hapja e kësaj konsullate do të shërbejë në strukturimin e bashkëpunimit mes bashkive veriore të Shqipërisë me Komunën e Gjakovës në sferën e zhvillimit të përbashkët ekonomik, shkëmbimeve tregtare, kulturore, turistike dhe realizimit të projekteve ndërkufitare mes dy vendeve. Ministri Bushati tha se hapja e konsullatës është tregues konkret i thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve. Ai bëri të ditur se Konsulli i nderit i Shqipërisë në Gjakovë, është zgjedhur zoti Tahir Emra, anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, u shpreh se “Hapja e Konsullatës përben një detyrim për ne për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e Gjakovës me institucionet e Shqipërisë”.