KRYEFAQJA » LAJME » Gjata: Të riorientohet edukimi profesional i kirurgëve
Gjata: Të riorientohet edukimi profesional i kirurgëve

Gjata: Të riorientohet edukimi profesional i kirurgëve

Edukimi profesional i kirurgëve shqiptarë duhet të riorientohet. Formimi i vazhdueshëm dhe ofrimi i kurseve aftashkurtra apo afatgjata në kirurgji, ka qenë i mangët. Kjo ka sjellë të ketë mungesa në kirurgë specialitetesh të ndryshme. Konstatimi vjen nga rektori i Univeristetit të Mjeksisë Arben Gjata i cili në Konferencën e 24 Kirurgjikale propozoi që kirurgët e rretheve të rifreskojnë njohuritë e tyre çdo tre vjet, me një qëndrim 1-3 muaj në QSUT ndërkohë që për kirurgët e rinj duhet patjetër ngritja e një qendre simulimi kirurgjikal. “Unë besoj, dhe e kamë sfidë personale, që pranë Universitetit të Mjekësisë të ngrihet një qendër e simulimit klinik ku kirurgët të mos e mësojnë zanatin tek pacienti, por përpara se të jenë tek pacienti të jenë në qendrën e simulimit klinik, ku mund të punohet me kukulla, paisje të veçanta. Ato natyrisht kushtojnë, por përmirësojnë shumë cilësinë e formimit të mjekëve dhe ulin riskun tek pacientët” thotë për TVSH rektori Gjata.
Kirurgëve të mbledhur në konferencë, ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, ju dha edhe një lajm të mirë. Pas investimit 8 milionë euro nëpërmjet partneritetit publik privat në instrumentat kirurgjikalë, brenda muajit nëntor do të hapet prokurimi për ndërtimin e mbetjeve të reja kirurgjikale në QSUT. Futja e instrumentave kirurgjikalë sterilë në sallat e operacioneve të kirurgjisë së përgjithshme dhe kardiokirurgjisë, sipas kirurgëve ka ulur ndjeshëm infeksionet spitalore e për pasojë edhe ditëqëndrimin në spital.