KRYEFAQJA » LAJME » Gjebrea:Reforma në Drejtësi një përgjigje ndaj goditjes së trafikimit

Gjebrea:Reforma në Drejtësi një përgjigje ndaj goditjes së trafikimit

Viktima të trafikimit dhe policia e shtetit ndjen më shumë se kurrë nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë në mënyrë për ti dhënë fund zvarritjeve që u bëhen hetimeve dhe gjykimeve për rastet e trafikimit. Sipas zëvendës ministes së Brendshme Elona Gjebrea në 60 denoncime të referuara nga policia vetëm 10 nga këto janë çuar për gjykim. Bazuar në statistika, numri më i madh i viktimave të trafikimit janë në qytetin e Elbasanit me 17, Tirana me 15, Vlorë, Durrës, Shkodër dhe Berat me nga 4.