KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjenden mbetjet e “Trigana Air”
Gjenden mbetjet e “Trigana Air”

Gjenden mbetjet e “Trigana Air”

Mbetjet e avionit  indonezian te “Trigana  Air”, qe u zhduk gjate dites se diele me 54 persona ne bord, jane gjetur ne rajonin e Papuas bejne te ditur burime zyrtare indoneziane. Sipas asaj c’ka raportohet edhe nga BBC, ministri indonezian I transporteve ka deklaruar per mediat se pjese te avionit u gjeten  ne zonen malore te Bintagut jo larg aeroportit te Oksibilit ku avioni duhej te ulej.Sipas tij, fshatarët në Okbape, që është rreth 24 kilometra larg nga Oksibili, kanë raportuar se në një mal në afërsi të fshatit të tyre është rrëzuar një avion. Nuk dihet ende nese ka te mbijetuar. Agjencia për Kërkim dhe Shpëtim ka shkruar në Twitter se “për shkak se është natë dhe dukshmëria është e ulët, kërkimet për ‘Trigana Air’ do të vazhdojnë në orën 06:00 të mëngjesit”.