KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjenden pjesë të një avioni. Dyshohet se janë të “Malaysian Airlines”
malaysia airlines

Gjenden pjesë të një avioni. Dyshohet se janë të “Malaysian Airlines”

Zyrtarë nga Malajzia dhe Australia thonë se janë zbuluar edhe dy pjesë të avionit te linjës malajziane  MH370 që u zhduk në mënyrë misterioze para dy vitesh, me 239 njerëz në bord. Pjesët u zbuluan në Afrikë të Jugut dhe ishullin Rodrigues. Deri tani janë zbuluar pesë pjesë të avionit MH370, në vende të ndryshme përgjatë Oqeanit Indian, që nga zhdukja e tij më 8 mars 2014, ndërsa ai fluturonte nga Kuala Lampuri në drejtim të Pekinit. Në mars, hetuesit konfirmuan se janë gjetur dy pjesë në bregdetin e Mozambikut, për të cilat thuhet se me siguri janë nga ai avion. Vitin e kaluar, një pjesë e krahut të avionit u gjet në “Ishullin e Bashkuar” të Francës.