KRYEFAQJA » LAJME » Gjendet furgoni i grabitjes në Rinas, por u prishën provat
Gjendet furgoni i grabitjes në Rinas, por u prishën provat

Gjendet furgoni i grabitjes në Rinas, por u prishën provat

Një mjet furgon tip “Ford” ngjyrë të bardhë i sekuestruar pak ditë më parë nga policia e kryeqytetit dyshohet se është përdorur nga autorët e grabitjen më 30 qershor në pistën e avionëve në Rinas. Televizioni shqiptar ka siguruar foton e këtij mjeti i cili qëndron i sekuestruar në drejtorinë e policisë tiranë. Ky është furgoni në të cilin dyshohej se lëviznin autorët. Dhjetë ditë më parë, për të gjitha rajonet ishin dhënë karakteristikat e tij, ndërkohë që forcat operacionale njoftuan se një mjet i tillë transporti mallrash gjendej në afërsi të zonës së njohur si pallati me shigjeta. Furgoni ishte i dëmtuar në njërën prej pasqyrave dhe pa targa. Menjëherë një patrullë shkoi pranë vendngjarjes dhe gjeti makinën të parkuar dhe me bllokazh ndezur. Gjetja e kësaj prove që lidhet me grabitjen spektakolare, pritej të sillte të dhëna të vlefshme hetimore, por kjo nuk ka ndodhur sepse lëvizja e mjetit menjëherë pas kostatimit nga efektivët ka prishur prova të rëndësishme.

Efektivët e policisë nuk e mbajtën në vëzhgim mjetin për të parë kush e posedonte dhe nuk njoftuan ekspertët dhe efektivët e policisë gjyqësore për të bërë këqyrjen në vend të mjetit por e larguan në mënyrë të papërshtatshme me karrotrec duke prishur kështu të dhëna të vlefshme hetimore. Edhe pse makina u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe Laboratori Shkencor nuk mundi të bëjë dot gjë, pasi butoni i bllokazhit aty ku mund të identifikohej shenja e gishtit ka gjurmët e efektivëve. Pasi dogjën makinën me të cilën u futën deri në pistën e avionëve në aeroportin ‘Nënë Tereza’, 3 grabitësit u larguan nga vendngjarja me një furgon mallrash. Të paktën kështu rezultoi nga këqyrja e kamerave të sigurisë ku mjeti duket që largohet nga vendi, ku u dogj makina të cilën gjeti policia. Grupi hetimor ka këqyrur mjetin dhe ka identifikuar disa gjurmë papilare për të cilat po punohet . Burime nga policia tiranë thanë se grupi i ekspertëve po bashkëpunon dhe me disa drejtori policish në qarqe, ku dyshohet se grabitësit kanë lidhje.