KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjendet plastikë, çokollatat tërhiqen nga tregu
Gjendet plastikë, çokollatat tërhiqen nga tregu

Gjendet plastikë, çokollatat tërhiqen nga tregu

Gjiganti i njohur i çokollatave Mars, urdhëroi sot tërheqjen nga tregu të një sasie të madhe të çokollatave Mars, Snikers dhe Milky Way, në Gjermani dhe Holandë, pasi në to eshte gjetur plastikë. “Kompania Mars urdhëroi tërheqjen vullnetare të ketyre produkteve”, lajmëroi vetë kjo kompani ushqimore përmes një deklarate. “Ne nuk jemi të sigurt nëse plastika është gjetur në njërën nga llojet e çokollatave. Ne nuk duam që produktet tona në treg të mos jenë në standartet e duhura për konsumatorin, kështu që, vendosëm t’i tërheqim të gjitha”. Produktet të cilat janë prekur nga ky veprim mbajne datat e skadimit, 19 qershor 2016 dhe 8 janar 2017.