KRYEFAQJA » LAJME » Gjendet skafi i humbur në detin shqiptar, 2 persona në gjendje të rëndë
vlore, gomone, gjendet, 2 persona, rende fizikisht, pa karburant, jahja

Gjendet skafi i humbur në detin shqiptar, 2 persona në gjendje të rëndë

Eshtë gjetur dhe skafi i humbur më shumë se 10 milje larg ishullit të Sazanit, ku Ardian Jahaj dha në orën 06:00 të mëngjesit alarmin se i ishte mbaruar karburanti dhe kërkon ndihmë. Jahaj ka njoftuar djalin e tij, e më pas ky i fundit ka njoftuar policinë kufitare. Menjëherë është njoftuar dhe ushtria. Ilir Çobo, Kapiteni i anijes ushtarake “Iliria” ka thënë rreth orës 16:40 minuta se e kanë gjetur skafin me Jahajn në të dhe po e sjellin në Durrës. Bashkë me Jahajn në skaf është edhe një qytetar italian. Të dy duket se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më herët ka qenë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli që ka publikuar nje video nga oepracioni i FA në kërkim të mjetit lundrues në det.