KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjendja e jashtëzakonshme në Tunizi zgjatet edhe 2 muaj
tunizi

Gjendja e jashtëzakonshme në Tunizi zgjatet edhe 2 muaj

Presidenti tunizian, Beji Caid Essebsi njoftoi zgjatjen për një periudhë dy mujore të gjendjes së jashtëzakonshme të miratuar nëntorin e kaluar nën vorbullën e një sulmi terrorist kundër Gardës presidenciale. Kreu i shtetit vendosi pas konsultimeve me kreun e qeverisë dhe presidentin e Asamblesë të Përfaqësuesve të popullit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe dy muaj duke filluar nga 21 korriku. Kjo masë e jashtëzakonshme u mundëson autoriteteve pezullimin e grevave dhe takimeve me natyrë nxitjen e destabilitetit në vend, duke mbyllur përkohësisht sallat e koncerteve dhe lokalet ku konsumohen pije alkoolike, si dhe marrjen e çdo mase për të siguruar kontrollin e medias dhe publikimeve të të gjitha llojeve.