KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjëndje alarmante ne Mandaja të Sirisë
gjendje alarmi ne mandaja te sirise

Gjëndje alarmante ne Mandaja të Sirisë

Në qytetin e rrethuar sirian, Madaja, ku raportohet për uri vdekjeprurëse, pritet që të hyjnë ndihmat e para humanitare. Furnizimet urgjente me ushqime për qytetin që është nën kontrollin e kryengritësve, pritej të dërgoheshin dje, por operacioni u shty per arsye sigurie. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Siri tha se ndihma në Madaja dhe dy qytete të tjera, Foua dhe Kefraja, të rrethuara nga kryengritësit, do të arrijë shuem shpejt. Në qytetin Madaja, afër kufirit me Libanin, thuhet se banorët ushqehen me kafshet shtëpiake dhe me barishte për të mbijetuar. Organizata Mjekët pa Kufij ka tërhequr vërejtjen se qytetit Madaja i duhet furnizim i përhershëm me ndihma, e jo vetëm një dërgesë. Qyteti ka edhe mungese te theksuara ilaçesh.