KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjendje e jashtëzakonshme në Alberta
Gjendje e jashtëzakonshme në Alberta

Gjendje e jashtëzakonshme në Alberta

Autoritetet kanadeze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në provincën e Albertës, pasi një zjarr masiv detyroi 88 000 banorët e qytetit McMurray të evakuoheshin. Zjarrfikësit dhe policia lokale paralajmëruan se zjarri mund të shkatërrojë pjesën më të madhe të qytetit dhe se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare. Zjarri që nisi të dielën në pyjet jashtë qytetit, deri tani ka shkatërruar 1600 ndërtesa, përfshirë një shkollë të re. Evakuimi i të gjithë banorëve të qytetit është më i madhi në historinë e Albertës. McMurray gjendet fare pranë një prej zonave më të pasura me naftë në botë dhe kompanitë që punojnë aty u detyruan të ndërpresin punën. Deri tani, nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz. Metereologët thonë se temperaturat e larta të pazakonshme dhe erërat e forta të kombinuara me kushtet e thata atmosferike, i kanë dhënë zjarrit një avantazh të madh dhe këtë herë nuk duket se njerëzit mund ta ndalin.