KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjendjet pjesë të tjera të Egypt Air
egypt_plane_crash

Gjendjet pjesë të tjera të Egypt Air

Mbetjet e avionit të kompanisë EgyptAir që humbi në Mesdhe muajin e kaluar janë gjetur dhe janë identifikuar disa prej zonave kryesore ku mendohet se mund të gjenden një pjesë e mirë e rrënojave. Sipas deklaratës zyrtare të autoriteteve egjiptiane, anija e kërkimit John Lethbridge, e kontraktuar prej tyre, është duke punuar fort për të gjetur “kutitë e zeza”, shpresa e vetme e cila mund të shpjegojë aksidentin e 19 majit ku 66 persona humbën jetën. Sipas hetuesve, John Lethbridge, ka siguruar imazhet e para të rrënojave teksa një ekip kërkimor në bordin e saj në bashkëpunim me hetuesit do të nxjerrë një hartë të shpërndarjes së rrënojave. Në fakt nuk ishte menjëherë e qartë se cilat pjesë të avionit janë gjetur dhe as vendndodhja e kutive të zeza. Megjithatë kutitë e regjistrimit ndodhen në pjesën fundore të avionit. Shkaku i rrëzimit mbetet një mister. Sulmi terrorist është përjashtuar si pistë, teksa analistët besojnë tek një gabim njerëzor. Sipas hetuesve grekë, avioni ka marrë një kthesë 90 gradë majtas dhe pastaj 360 gradë në të djathtë, para se të ishte humbte nga radarët.