KRYEFAQJA » LAJME » Gjenerali i NATO-s: Shqipëria i ka përmbushur në mënyrë të jashtëzakonshme të gjitha detyrat e saj
Gjenerali i NATO-s: Shqipëria i ka përmbushur në mënyrë të jashtëzakonshme të gjitha detyrat e saj

Gjenerali i NATO-s: Shqipëria i ka përmbushur në mënyrë të jashtëzakonshme të gjitha detyrat e saj

Shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Transformim në NATO, gjeneral me tre yje Graham Stacey deklaroi të mërkurën në Tiranë se Shqipëria i ka përmbushur në mënyrë të jashtëzakonshme të gjitha detyrat e saj. Në konferencën për shtyp në kuadër të Konferencës së Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s për vitin 2016, ushtarakët e lartë vlerësuan organizimin e shkëlqyer nga Shqipëria. Kjo konferencë organizohet për herë të parë në Shqipëri. Në të marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere. Për këtë arsye autoritetet shqiptare shohin si ndër më të rëndësishmet.