KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Gjenevë, hapet muzeu për Charlie Chaplin

Gjenevë, hapet muzeu për Charlie Chaplin

Është inauguruar këtë të diele muzeu “Charlie Chaplin” në Zvicër, në shenjë homazhi dhe respekti për artistin, komedianin që lindi në Londër për tu shndërruar në një nga yjet më të rëndësishëm të botës së Hollivudit për dekada me rradhë. “Bota e Chaplin” mban emrin ky muzeum, që u hartua dhe projektua për 15 vite me rradhë për tu hapur këtë të diel në liqenin e Gjenevës, në fshatin piktoresk Corsier-sur-Vevey. Chaplin ka lindur në Walworth, në Jug të Londrës më 16 prill të vitit 1889 ndërsa ndërroi jetë në ditën e krishtlindjeve në moshën 88 vjeçare në vitin 1977. Në këtë shtëpi, vilë gjigande që sot shërben si një muze, Chaplin kaloi 25 vitet e fundit të jetës së tij, bashkë me bashkëshorten Oona dhe 8 fëmijët e tyre. Në këtë muzeum gjenden sende relike, të jetës personale por edhe karrierës së Charlie Chaplin, duke nisur nga filmi “Modern Times” i vitit 1936. Woody Allen thotë se ky muzeum është një tribut i jashtëzakonshëm për filmat e Chaplin dhe prodhimin e vitit 1928 “Cirku”. Për të, batutat dhe humori i Chaplin dhe aftësitë e tij për të qenë një komedian i lindur, ishin diçka e rrallë. Idetë e tij sociale dhe satira ishin pjesë e karakterit të tij. Puna e tij ishte e bukur dhe ajo nuk mund të ribëhet më.