KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, 3 viktima nga stuhitë
storm

Gjermani, 3 viktima nga stuhitë

Një stuhi e fortë u përplas mbi landin jugperëndimor gjerman Baden-Württemberg, duke sjellë me vete shira të rrëmbyer, përmbytje, breshër e rrufe. Peshën kryesore të saj e mbajti qyteti Schwäbisch Gmünd, ku dëmet janë të mëdha. Autoritetet thonë se një zjarrfikës, i cili doli vullnetar për të shpëtuar një banor të rrëmbyer nga uji, humbi jetën, ndërsa personi që ai u përpoq të mbronte është listuar si i zhdukur. Viktima e tretë u shënua në një parkim nëntokësor të qytetit Weissbach, që u përmbyt brenda një kohe të shkurtër nga uji i shiut. Qendra e stuhisë ka qenë në rajonin Ostalb, pranë kufirit me Bavarinë.