KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, 4 persona në pranga. Po planifikonin sulme terroriste
polici

Gjermani, 4 persona në pranga. Po planifikonin sulme terroriste

4 persona janë arrestuar në Siri si terroristë të ISIS, që po planifikonin të sulmonin qendrën historike të qytetit Dusseldorf. Të tre janë me origjinë siriane. Ata ishin pjesë e një celule, ku përfshihet dhe një tjetër i arrestuar, por në Francë. Sipas Der Spiegel, të tre të arrestuarit kanë origjinë siriane. Objektivi i parë i sulmit dyshohet se ishte qëndra historike e qytetit North Rhine Westphalian. Plani ishte përgatitur prej vitesh. Dy prej të arrestuarve u nisën nga Siria për në Turqi në vitin 2014 pasi plani i tyre i sulmeve u miratua nga liderët e ISIS. Në vitin 2015, ata hynë në Gjermani nëpërmjet Ballkanit, ku mësohet se misionit të tyre iu bashkua edhe një sirian i tretë.