KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, arrestohen 3 të rinj të dyshuar për terrorizëm
gjermani, arrestime, 3 siriane, isis, sulmet e parisit

Gjermani, arrestohen 3 të rinj të dyshuar për terrorizëm

Tre sirianë janë arrestuar në Gjermani pasi dyshohet se janë të dërguar nga Shteti Islamik për të ndërmarrë sulme terroriste. Të rinjtë mes moshës 17 dhe 26 vjeç u arrestuan pas disa operacioneve të zhvilluar në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Qëllimi i tyre ka qenë të përmbushnin një urdhër të mëparshëm të krerëve të Shtetit Islamik ose të prisnin për udhëzime të mëtejshme. Ndërkohë ministri i Brendshëm gjerman tha se të dyshuarit mund të kenë lidhje me atentatet e Parisit të shënuara në nëntor të 2015. Sipas autoriteteve të dyshuarit kanë udhëtuar nga Turqia në Greqi me pasaporta false.