KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, Bon. Zhvillohet konferenca për klimën
konferenca per klimen

Gjermani, Bon. Zhvillohet konferenca për klimën

Në Bon të Gjermanisë, përfaqësues nga 195 shtete ishin sot të pranishëm në sesionin e parë të bisedimeve që nga konferenca COP21-së, për t’i dhënë formë projektit mbi klimën të miratuar në Paris në dhjetor për parandalimin e ngrohjes globale. Thirrja për mobilizim u drejtua në mënyrë të veçantë për miratimin sa më të shpejtë të marrëveshjes. Vendet në zhvillim ritheksuan rëndësinë e përmbylljes së procesit i cili varet nga mbështetjet e premtuara. “Faza e negociatave varet kryesisht nga ne, ndërsa po hyjmë në një fazë bashkëpunimi. Mbarë bota është e bashkuar në këtë angazhim”, u shpreh zyrtarja e lartë e OKB-së për çështjen e Klimës, Kristiana Figueres. Ndërsa presidentja e COP21, ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal tha se marrëveshja e Parisit na parashtron një formë nxitje, e cila shërbeu si një mekanizëm i jashtëzakonshëm. Bisedimet për kimën pritet të zgjasin deri më 26 maj.