KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, dy ish-spiunë jugosllavë dënohen me burgim të përjetshëm
josip-perkovic-and-zdravko-mustac

Gjermani, dy ish-spiunë jugosllavë dënohen me burgim të përjetshëm

Një gjykatë në Gjermani ka dënuar me burg të përjetshëm dy ish-shefa të inteligjencës jugosllave për orkestrimin e vrasjes se një disidenti jugosllav në shtetin gjerman jugor, Bavari, para më shumë se tre dhjetëvjeçarëve. Kroatët Josip Perkoviç, 71 vjeçar dhe Zdravko Mustaç 74 vjeçar, të dy zyrtarë të rëndësishëm në shërbimin sekret të epokës komuniste jugosllave, janë shpallur fajtorë për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e Stjepan Durekoviç, i cili po ashtu ishte kroat, dhe ishte gjetur i vdekur nga plagët që kishte marrë nga të shtënat me armë dhe plagë në kokë në një garazh në qytetin Qolfratshausen në vitin 1983. Kroacia i ekstradoi të dy të akuzuarit në vitin 2014, pas presionit të madh të Gjermanisë. Prokurorët kanë pohuar se vrasja e Durekoviçit ishte urdhëruar nga një politikan udhëheqës jugosllav. Aktivitetet disidente të Durekoviçit duket se kanë qenë motivi për vrasjen e tij por politikani i fajësuar në fakt ka dashur ta parandalojë Durekoviçin që të mos demaskojë biznesin ilegal të birit të tij në kompaninë shtetërore të naftës, INA, sipas aktakuzës.