KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, flamuri i ISIS gjendet në dhomën e sulmuesit afgan të trenit
isis

Gjermani, flamuri i ISIS gjendet në dhomën e sulmuesit afgan të trenit

Policia gjermane ka thënë se një flamur i vizatuar me dorë i grupit militant, Shteti Islamik është gjetur në dhomën e azil kërkuesit 17-vjeçar afgan, i cili mbrëmë sulmoi disa pasagjerë në një tren në landin e Bavarisë në Gjermani. Pas sulmit, personi në fjalë është vrarë nga policia. Zyrtarë nga Ministria e Brendshme e landit jugor gjerman, kanë thënë se është ende shumë herët që të spekulohet nëse autori i sulmit është anëtar i grupit islamik apo nëse është vetëradikalizuar kohët e fundit. Policia ka thënë se adoleshenti ka bërtitur “Allahu akbar” (Zoti është i madh) ndërsa ka sulmuar pasagjerët me një sëpatë dhe thikë, duke lënduar së paku pesë persona, dy prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Autoritetet thonë se një familje nga Hong Kongu është mes të plagosurve. Policia thotë se motivi prapa sulmit mbetët i paqartë. Ata thonë se djaloshi ka arritur në Gjermani pa prindërit e tij para dy vjetësh, ka jetuar në një azil refugjatësh në Ochsenfurt në rajonin e Ëuerzburgit, ndërsa së fundi ka jetuar me një familje që e kishte në përkujdesje. Treni ka qenë në lëvizje nga qyteza e Treuchtlingen për në Ëuerzburg, që gjendet rreth 100 kilometra në veriperëndim të Nurembergut.