KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: Koalicioni i Madh, aleanca më e mundshme
Gjermani: Koalicioni i Madh, aleanca më e mundshme

Gjermani: Koalicioni i Madh, aleanca më e mundshme

Sipas sondazheve më të fundit, Koalicioni i Madh duket se do të jetë aleanca më e mundshme edhe pas zgjedhjeve të vitit tjetër dhe e vetmja, tani për tani, që ka një shumicë numrash. Por Volker Bouffier, një nga zëvendësit e Angela Merkel në CDU dhe pjesëtar i krahut konservator, nuk e përjashton mundësinë e një aleance, për herë të parë, me të Gjelbrit.

Pas lajmërimit të kandidaturës të kancelares dhe në pritje që SPD të zgjidhë nyjen e kundërshtarit të saj, Gjermania hyn ngadalë në klimën e fushatës zgjedhore. Në një intervistë për të përditshmet e grupit Funke, Bouffier, që është edhe president i landit Hesen, pohon se nuk e shikon Koalicionin e Madh me SPD-në “të pamundshëm”. Një aleancë me të Gjelbrit “mbetet një mundësi e hapur, ashtu sikurse edhe një koalicion tresh me të Gjelbrit dhe Liberalët”, shtoi ai.