KRYEFAQJA » LAJME » Gjermani, marrëveshje kundër racizmit në rrjetet sociale
lajme teknologji rrjetet sociale kunde racizmit

Gjermani, marrëveshje kundër racizmit në rrjetet sociale

Gjermania tha të mërkuren (16.12.2015) që Facebook, Google dhe Twitter kanë rënë dakort për të fshirë të gjitha fjalimet pro urrejtjes nga faqet e tyre brënda 24 orëve – si një hap i rëndësishëm në luftën kundër rritjes masive të racizmit online, që ka ardhur si pasojë nga kriza e emigrantëve. Qeveria tha se po përpiqen t’i bindin rrjetet sociale të ulin sa më shumë numrin e komenteve kundër të huajve, teksa qeveria po përpiqet të përballoje fluksin me mbi një milionë refugjatë gjatë këtij viti. Sipas ministrit gjerman të drejtësisë, marrëveshja e re e bën më të lehtë për përdoruesit dhe aktivistët kundër racizmit për t’i raportuar komentet negative tek të tre rrjetet sociale. “Kur kalohen limitet e lirisë së fjalës, kur bëhet fjalë për ofendime kriminale që kërcënojnë njerëzit, atëherë kjo përmbajte duhet fshirë nga interneti”, ka shtuar me tej ai.