KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: Martin Schulz shtysë e socialdemokratëve
Gjermani: Martin Schulz shtysë e socialdemokratëve

Gjermani: Martin Schulz shtysë e socialdemokratëve

Hyrja surprizuese në lojë e Martin Schulz i jep një shtysë të jashtëzakonshme socialdemokratëve gjermanë, që në një javë, sipas sondazheve të bëra nga Forsa, kanë fituar 5 pikë pëlqimi, duke shkuar në 26%.

Bëhet fjalë për pragun më të lartë të kaluar që nga zgjedhjet e vitit 2013 nga një parti, që prej vitesh ka një rënie dramatike. Humb dy pikë Bashkimi (CDU-CSU) i Angela Merkel, që zbret në 35%. Edhe të Gjelbrit humbin dy pikë duke rënë në 8%.

Sikur të votohej sot, sipas një sondazhi të bërë nga Stern, Schulz do të merrte 33% të pëlqimeve kurse Merkel 42%. Ndërsa 61% e personave të pyetur mendon se Merkel do të mbetet kancelare edhe pas zgjedhjeve të 24 shtatorit.