KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: Merkel gëzon pëlqimin e 59% të votuesve
Gjermani: Merkel gëzon pëlqimin e 59% të votuesve

Gjermani: Merkel gëzon pëlqimin e 59% të votuesve

Sipas sondazhit mujor Deutschlandtrend i ARD-së (Radiotelevizioni publik gjerman), 59% e gjermanëve e gjykojnë pozitivisht rikandidimin e Angela Merkel për një mandat të katërt si kancelare, 13% më shumë se muajin e kaluar, kur kancelarja nu kishte vendosur akoma.

Sikur të votohej tani, në një përballje të mundshme mes Angela Merkel dhe Sigmar Gabriel, kancelarja do të fitonte 57% me 19%. Kurse në një përballje me Martin Schulz, një tjetër kandidat i mundshëm i SPD-së, sipas Deutschlandtrend, Merkel do të fitonte 43% me 36%.

Nga mbështetësit e CDU-së 89% e presin mirë rizgjedhjen e Merkel ndërsa 10% e hedhin poshtë. Nga mbështetësit e CSU-së janë 82% që e duan Merkel-in ndërsa 18% janë kundër.