KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani: Merkel, vjen plani kundër atentateve
Gjermani: Merkel, vjen plani kundër atentateve

Gjermani: Merkel, vjen plani kundër atentateve

Angela Merkel paraqet një plan me nëntë pika për sigurinë pas dhunave në Bavari. Ndërmjet rregullave të reja po vjen ulja e pengesave për nxjerrjen jashtë të strehim kërkuesve, një “sistem paraalarmi” ekstrem ndërmjet refugjatëve dhe një mundësie për ndërhyrjen e ushtrisë si pasojë e ndonjë sulmi të madh terrorist.

“Duhet të veprojmë që të mbyllim boshlleqet e krijuara”. Merkel njoftoi se në Gjermani do të krijohet një Zyrë Qendrore Njoftimesh, për të vëzhguar internetin dhe të hyjë në punë “një sistem alarmi më i mirë” për raste ekstreme edhe nga refugjatët. Përveç kësaj, do të ketë “stërvitje të reja kundër terroristëve” për forcat e rendit.

Gjermania, tha Merkel, kërkon “një mund në nivel europian, edhe në përballimin e një kontrolli më të madh rreth shpërndarjes së armëve, mbi të gjitha ngushtimin e shitjeve të armëve në dyqane dhe nëpërmjet internetit”. Ajo njoftoi edhe për aktivizimin e një “qendre europiane për luftën kundër terrorizmit pranë Europol”, zyra e policisë europiane.