KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, ndalohet një i dyshuar për terrorizëm
Gjermani, ndalohet një i dyshuar për terrorizëm

Gjermani, ndalohet një i dyshuar për terrorizëm

Policia gjermane njoftoi të hënën se arriti të ndalojë personin e dyshuar për planifikimin e sulmit me bombë, i shpallur në kërkim prej dy ditësh. Policia lajmëroi se i dyshuari u arrestua në Lajpcig. I dyshuari 22 vjeçar, Jaber Albakr, i cili është refugjat sirian, u kap brenda një banesë. Albakr ndodhet në Gjermani që prej vitit të kaluar dhe zyrtarisht ka statusin e refugjatit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe lëndë shpërthyese.