KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjermani, Presidenti Gauck nuk rikandidon për një mandat të ri
joachim-gauck

Gjermani, Presidenti Gauck nuk rikandidon për një mandat të ri

Joachim Gauck nuk do të rikandidojë më 2017 për një mandat të dytë si president i Gjermanisë. Këtë e deklaroi vetë kreu i shtetit në Berlin. Si rrjedhojë në shkurt të vitit të ardhshëm do të zgjidhet një president i ri. “Ky vendim nuk ishte i lehtë”, tha 76-vjeçari, i cili për mosrikanditimin dha si argument moshën e tij. “Unë nuk dua t’i paraprij një periudhe të dytë prej pesë vjetësh, që kërkon energji e vitalitet, për të cilat nuk mund të garantoj.” Për të është një nder i madh t’i shërbejë vendit, dhe gëzohet, që do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në muajt e ardhshëm. Tërheqja e Gauck nga rikandidimi mund t’i ashpërsojë turbullirat masive që ekzistojnë në koalicionin qeverisës me bazë të gjerë mes partive konservatore CDU/CUS dhe SPD.